Menu

Home

01

Ulpianës po ja rikthejmë antikitetin, kurse shikuesve - përjetimin e copëzave nga antikiteti.

02

Festivali ofron program të ngjeshur të shfaqjeve, veshjeve, ushqimeve, lojërave dhe copëza të tjera përjetimesh dhe performacash me temë nga antikiteti

Ky festival është i pari i llojit të tillë në gjithë Kosovën, përmes të cilit synojmë që ta zgjojmë kureshtjen dhe ta ngrisimin vetëdijen e qytetarëve mbi rëndësinë e trashëgiminë kulturore në përgjithësi e lokaliteteve tona arkeologjike në veçanti. Do mundohemi që përmes shkencës dhe artit të kuptojmë më shumë rreth mënyrës se si jetonin banorët e Dardanisë antike. Duke gërshëtuar vlerat moderne me ato të lashtësisë. Përgjatë netëve të festivalit, arkeologjia, antropologjia, entografia dhe arti do bëhen bashkë për të dhuruar spektakël të frymëzuar nga lashtësia.