Menu

Ulpiana Fest edicioni i parë

Çka është ULPIANA FEST ?
Ulpianës po ja rikthejmë antikitetin, kurse shikueve – përjetimin e copëzave nga antikiteti. Veshjet,
recetat ushqimore, lojrat, vallet, zejet artizanale dhe shumë aspekte tjera nga antikitetit e mesjeta do
mundohemi t’i ringjallim n’Ulpianën e lashtë.
Ky festival është i pari i llojit të tillë në gjithë Kosovën, përmes të cilit synojmë që ta zgjojmë kureshtjen
dhe ta ngrisimin vetëdijen e qytetarëve mbi rëndësinë e trashëgiminë kulturore në përgjithësi e
lokaliteteve tona arkeologjike në veçanti. Do mundohemi që përmes shkencës dhe artit të kuptojmë më
shumë rreth mënyrës se si jetonin banorët e Dardanisë antike. Duke gërshëtuar vlerat moderne me ato
të lashtësisë. përgjatë netëve të festivalit, arkeoologjia, antropologjia, entografia dhe arti do bëhen
bashkë për të dhuruar spektakël të frymëzuar nga lashtësia.
Kur dhe ku ?
Festivali do mbahet me 16-17 shtator (në Parkun Arkeologjik Ulpiana). Arkeologë dhe studentë do jenë
në dispozicion të pjesmarrësve për të ofruar guida rreth lokalitetit Ulpiana. Lojra të ndryshme nga
antikiteti mund të provohen nga pjesëmarrësit. Po ashtu, ushqime tradicionale dhe pije të ndryshme do
shërbehen për të gjithë.
Ky festival organizohet OJQ “ET-G” në bashkpunim me Departamentin e Antropologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore (UP), ndërsa financohet nga MKRS.

ulpiana-fest.com